Ndërlidhjet

logo-print

Nepal: Policia i arrestoi 36 mjekë të rrejshëm


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Nepal thanë sot se policia i ka arrestuaar 36 vetë, të cilët kanë punuar si mjekë të rrejshëm me diploma të falsifikuara. Këto arrestime u bënë gjatë një operacioni gjithpërfshirës në këtë vend të Himalajeve.

Të arrestuarit punonin në spitale, klinika dhe shkolla mjekësore të njohura, tha Dibesh Lohani, nga Byroja qendrore e hetimeve në Nepal.

Ata ishin arrstuar gjatë tri ditëve të fundit dhe janë akuzuar për falsifikim. Nëse shpallen fajtorë mund të dënohen deri në pesë vjet burg, raporton AP.

Buroja qendrore e hetimeve thotë se ka edhe shumë të tjerë të dyshuar se punojnë si mjekë të rrejshëm dhe se operacioni do të vazhdoj.

Për muaj të tërë, kjo byro ka punuar së bashku me Këshillin Mjekësore dhe Bordin e Arsimit të Napalit për të zhvilluar hetime për njerëzit që ishin të dyshuar se punonin me diploma të falsifikuara dhe licenca të rrejshme për kryerje të profesionit të mjekut.

XS
SM
MD
LG