Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Pesë vjet burg për Mishkoviqin, paralajmërohet ankesë


Mirosllav Mishkoviq

Mirosllav Mishkoviq

Një gjykatë në Serbi e ka dënuar me pesë vjet burg biznesmenin më të pasur në këtë vend, Mirosllav Mishkoviq, lidhur me shmangie të pagesës së tatimeve.

Mirosllav Mishkoviq dikur ishte njëri nga njerëzit më me ndikim në Serbi, pasi kishte lidhje të fuqishme politike.

Ai sot është shpallur fajtor se i ka ndihmuar djalit të tij, Marko Mishkoviq, që të mos i paguaja afro 3 milionë euro tatime, të ndërlidhura me biznesin e tij të ndërtimit të rrugëve.

Mirosllav Mishkoviq i ka hedhur poshtë akuzat. Avokati i tij, Zdenko Tomanoviq, tha se procesi gjyqësor është bërë nën presion të fuqishëm politik dhe ka paralajmëruar se do të ankohet ndaj këtij vendimi.

Mirosllav Mishkoviq, 70 vjeçar, e ka krijuar perandorinë e tij të biznesit nën pushtetin e ish-presidentit të Serbisë, Sllodoban Millosheviq, në vitet e 90-ta, dhe e ka zgjeruar biznesin pas përmbysjes së Millosheviqit në vitin 2000.

Në vitin 2007, pasuria e tij vlerësohej në afro 2 miliardë dollarë, por besohet se prej atëherë është rritur edhe më tepër.

XS
SM
MD
LG