Ndërlidhjet

Menaxheri i fushatës së Trumpit lë punën


Donald Trump
Donald Trump

Menaxheri i fushatës së kandidatit të pritur republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë punën.

Një zëdhënëse e fushatës ka thënë se Corey Lewandowski “nuk do të punojë më në kuadër të fushatës” dhe se ekipi i është falënderues “për punën e madhe dhe përkushtimin”.

Arsyeja e saktë për largimin e zotit Lewandowski nuk është ende e qartë.

Largimi i tij vjen në kohën kur Trump, biznesnmen miliarder, po përballet me rezistencë të fuqishme nga anëtarët e partisë së tij , për shkak të retorikës nxitëse dhe politikave të ashpra të migrimit.

Trump është kritikuar për reagimin e tij ndaj masakrës në Orlando, ku një person, shtetas amerikan me prejardhje afgane, ka vrarë 49 veta.

Pas sulmit, Trump ka përsëritur se SHBA duhet të ndalojë hyrjen e myslimanëve në vend.

XS
SM
MD
LG