Ndërlidhjet

logo-print

Sulmet me bomba vrasin së paku 24 veta në Afganistan


Pasojat e sulmit në provincën Badakshan, 20 qershor 2016.

Pasojat e sulmit në provincën Badakshan, 20 qershor 2016.

Sulmet me bomba në Afganistan kanë vrarë së paku 24 veta të hënën dhe kanë plagosur rreth 40 të tjerë.

Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në Kabul, kur një sulmues vetëvrasës i është afruar një minibusi në këmbë dhe ka shpërthyer eksplozivët e tij.

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka thënë se shpërthimi ka lënë 14 persona të vrarë dhe tetë të plagosur.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët.

Viktimat kanë qenë shtetas të Nepalit dhe kanë qenë duke udhëtuar për në ambsadadën kanadeze, ku kanë punuar si roje të sigurisë.

Disa orë më vonë, një bombë e vënë në anë të rrugës ka shpërthyer në një tjetër pjesë të Kabulit, duke plagosur një anëtar të këshillit provincial dhe dy truproje të tij.

Në provincën Badakshan, ndërkaq, së paku dhjetë veta janë vrarë dhe mbi 30 janë plagosur kur një pajisje e improvizuar shpërthyese është aktivizuar në një treg të populluar.

Sulmi në qarkun Keshim ka vrarë kryesisht shitës dhe pronarë dyqanesh.

XS
SM
MD
LG