Ndërlidhjet

Turqia arreston tre aktivistë të lirisë së shtypit


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Turqi kanë arrestuarar tre persona nën akuzat se kanë bërë “propagandë terroriste”.

Sipas mediave turke, bëhet fjalë për përfaqësuesin e Reporterëve pa Kufij, Erol Onderoglu, gazetarin Ahmet Nesin dhe akademikun Sebnem Korur Fincanci.

Arrestimet vijnë pavarësisht presionit të Bashkimit Evropian mbi Ankaranë për të ndaluar persekutimin e akademikëve dhe të gazetarëve.

Tre të arrestuarit raportohet se kanë marrë pjesë në një fushatë solidariteti, në mbështetje të gazetës pro-kurde Ozgur Gundem.

Gazeta është e njohur për mbulimin e çështjeve kurde dhe të konfliktit midis ushtrisë turke dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Kjo e fundit kërkon autonominë e kurdëve, por Qeveria turke e konsideron atë si një organizatë terroriste.

Reporterët pa Kufij kanë thënë se “ka rënie të pabesueshme të lirisë së shypit në Turqi”.

XS
SM
MD
LG