Ndërlidhjet

logo-print

EULEX-i zotohet se do të ndihmojë gjyqësorin në Kosovë


Shefi i EULEX-it, Gabriele Maucchi.

Shefi i EULEX-it, Gabriele Maucchi.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimt të Ligjit – EULEX është zotuar se do t’i ndihmojë autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në Kosovë.

EULEX, sipas një komunikate për media, do të ndihmojë përparimin e organeve vendore drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies, si dhe zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të sistemit të pavarur shumetnik të drejtësisë, policisë dhe shërbimit doganor shumetnik.

Qëllimi, sipas EULEX-it, është që këto institucione të jenë të lira prej ndërhyrjeve politike dhe t'iu përmbahen standardeve të pranuara ndërkombëtare dhe praktikave evropiane më të mira.

“Ky mision, në bashkëpunim të plotë me Programet e Asistencës të Bashkimit Evropian, do ta zbatojë mandatin e tij përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, ndërsa i ruan disa përgjegjësi të caktuara ekzekutive”, thuhet në komunikatën e këtij misioni.

Në veçanti, EULEX-i zotohet në përforcimin e drejtësisë penale, me theks në luftimin e ndërhyrjes politike dhe monitorimin e lëndëve të ndjeshme.

“Përmes funksionit ekzekutiv të tij, ky mision do të ofrojë mbështetje për vendimet në lëndët e së drejtës kushtetuese dhe civile, si dhe në ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të përzgjedhura penale”, thuhet në komunikatën e këtij misioni.

EULEX-i, i krijuar në vitin 2008, i ndihmon dhe mbështet autoritetet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht ato që lidhen me policinë, gjyqësinë dhe doganën.

Së voni, autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian janë pajtuar që ky mision të vazhdojë mandatin deri në qershor të vitit 2018.

XS
SM
MD
LG