Ndërlidhjet

logo-print

BE pritet të zgjasë sanksionet kundër Rusisë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Bashkimi Evropian, i udhëhequr nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, po përgatitet të zgjasë sanksionet kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Sanksionet janë vënë prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Ministriat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Luksemburg dhe kancelarja Merkel tashmë ka udhëzuar bllokun për vazhdimin e sanksioneve.

Sipas disa njoftimeve, Merkel ka bindur Sllovakinë, Hungarinë dhe Italinë që të lënë mënjanë kundërshtimet e tyre dhe të lënë sanksionet në fuqi edhe për gjashtë muaj.

Sanksionet aktuale skadojnë në fund të korrikut.

XS
SM
MD
LG