Ndërlidhjet

Alarm i rremë për sulme në Bruksel


Bruksel - foto arkivi
Bruksel - foto arkivi

Në Bruksel ka pasur sot alarm për sulme, porse ai ka dalë të jetë i rremë.

Një person ka thirrur policinë nga një qendër tregtare, duke i thënë se ka të veshur eksplozivë.

Rrugët përreth qendrës tregtare City 2 janë mbyllur dhe njësitet anti-terror janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Policia nuk ka gjetur eksploziv, ndërsa i dyshuari është duke u marrë në pyetje, ka thënë Zyra e Prokurorit.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka thënë se “situata ëstë nën kontroll” dhe se “shërbimet e sigurisë mbeten jashtëzakonisht vigjilente”.

Sulmet me bomba në Bruksel, në mars të këtij viti, kanë lënë të vrarë 32 veta.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG