Ndërlidhjet

Diskutohen praktikat amerikane për transparencën në Kuvendin e Kosovës


Kadri Veseli në takim me Omar S.Ashmawy
Kadri Veseli në takim me Omar S.Ashmawy

Rritja e transparencës së punës së Kuvendit të Kosovës në raport me mediat, shoqërinë civile dhe publikun në përgjithësi ishte temë boshte e takimit që kryekuvendari Kadri Veseli ka zhvilluar me drejtorin e Zyrës për Etikë të Kongresit Amerikan, Omar Ashmawy.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, Ashmawy e njohu kryetarin Veseli për përgjegjësitë dhe praktikën e punës së zyrës që ai drejton, që lidhen me parimet dhe normat e etikës parlamentare e të mekanizmave zbatues, duke ndihmuar kështu institucionin në ruajtjen e integritetit institucional dhe besimit të qytetarëve.

Kurse Veseli e ka njoftuar zyrtarin amerikan për konceptin e tij të hapjes së institucionit ndaj qytetarëve, duke rritur transparencën.

Të dy bashkëbiseduesit, vijon komunikata, u pajtuan që bashkëpunimi midis institucioneve që përfaqësojnë të shënojë ritme të reja dhe të konkretizohet në një të ardhme të afërt.

XS
SM
MD
LG