Ndërlidhjet

Mbreti Abdullah zotohet se do t'i godas sulmuesit


Mbreti i Jordanisë, Abdullah
Mbreti i Jordanisë, Abdullah

Mbreti Abdullah i Jordanisë është zotuar se vendi i tij do t’ua kthej “me grusht të hekurt” goditjen atyre që kanë për qëllim të dëmtojnë sigurinë e Jordanisë apo kufijtë e saj.

Pallati mbretëror e ka publikuar komunikatën më 21 qershor, pasi gjashtë roje janë vrarë nga një sulm me makinë bombë në një zonë të braktisur në kufirin ku lidhen Jordania, Siria dhe Iraku.

Ushtria ka thënë se 14 persona të tjerë janë lënduar, kur makina ka shpërthyer disa qindra metra larg një kampi me refugjatë sirianë, i vendosur në atë zonë kufitare.

Autoritetet kanë thënë se disa makina që kanë qenë të përfshira në këtë sulm janë shkatërruar.

Asnjë grup deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë, por grupi militant Shteti Islamik më parë është kërcënuar se do t'i prish kufijtë e Jordanisë.

Mbretëria është pjesë e koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-të kundër grupit IS, ndërsa është e përfshirë edhe në sulmet ajrore kundër militantëve në Siri.

XS
SM
MD
LG