Ndërlidhjet

logo-print

Vendimi i Bahreinit për marrjen e nënshtetësisë së klerikut shiit, “i padrejtë”


Protesta në përkrahje të Ajatollah Isa Qassem

Protesta në përkrahje të Ajatollah Isa Qassem

Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara ka thënë se vendimi i Bahreinit për t’ia marrë nënshtetësinë një kleriku shiit është “qartësisht i padrejtë” sipas ligjit ndërkombëtar.

Zëdhënësja e kësaj agjencie të OKB-së në Gjenevë, Ravina Shamdasani ka thënë sot se “nuk janë ndjekur proceset ligjore” kur qeveria e këtij vendi ka vendosur t’ia marrë nënshtetësinë klerikut Ajatollah Isa Qassemit.

Dje, ministria e brendshme e këtij vendi e ka akuzuar Qassemin se e ka shfrytëzuar pozitën e tij që punojë për “interesa të huaja” duke iu referuar kështu Iranit.

Mijëra përkrahës të Qassemit kanë protestuar para shtëpisë ku jeton kleriku në një fshat të Bahreinit më 20 qershor.

Komandanti i Korupsit të Gardës së Republikës Islamike të Iranit, Qasem Soleimani, e ka paralajmëruar qeverinë e Bahreinit se për shkak të vendimit do të përballet me “pasoja të rënda”, përfshirë edhe sulme me armë nga shumica shiite në këtë vend.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby ka thënë se Uashingtoni është i “alarmuar” nga ky vendim, duke theksuar se nuk janë “në dijeni për ndonjë dëshmi të besueshme” që do ta përkrahte këtë vendim.

XS
SM
MD
LG