Ndërlidhjet

Kerry i falënderoi diplomatët që nuk pajtohen me politikën për Sirinë


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është takuar me 10 prej 51 diplomatëve të Departamentit të shtetit, të cilit javën e kaluar, e kanë shkruar një letër, ku paraqiten argumente për “një rol më këmbëngulës ushtarak të Shteteve të Bashkuara” në Siri.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha mbrëmë vonë se zoti Kerry i ka falënderuar autorët për memorandum “mospajtues” dhe tha se e merr atë seriozisht. Ai beson se ishte “një diskutim i mirë” që ka zgjatur afro 30 minuta, por ka refuzuar të bëjë komente të mëtejshme, ka theksuar zëdhënësi Kirby.

Në këtë mesazh, diplomatët kërkojnë sulme ushtarake kundër qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në përpjekje për ta detyruar regjimin që ta respektoj armëpushimin në luftën pesëvjeçare civile dhe të zhvilloj negociata për zgjidhjen politike për këtë konflikt.

Por, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, prej fillimit të mandatit të tij ka synuar evitimin e angazhimit më të thellë ushtarak në Lindjen e Mesme dhe ky qëndrim i tij e ka udhëzuar politikën amerikane ndaj Sirisë.

Ndërhyrja e kufizuar e zotit Obama është fokusuar në luftimin e grupit militant, Shteti Islamik, që ka okupuar territore në Siri dhe Irak dhe ka inspiruar sulme në tokën amerikane.

XS
SM
MD
LG