Ndërlidhjet

Poloni: Një zyrtar u dënua me kusht për shkak të përplasjes së aeroplanit


Pamje nga një përkujtim për tragjedinë në Smolenks me ç'rast humbi jetën edhe presidenti i atëhershëm i Polonisë, Lech Kaczynski

Pamje nga një përkujtim për tragjedinë në Smolenks me ç'rast humbi jetën edhe presidenti i atëhershëm i Polonisë, Lech Kaczynski

Një gjykatë në Varshavë e ka dënuar me kusht ish-oficerin e sigurisë, Pawel Bielawny, për shkak të përplasjes së aeroplanit në vitin 2010, me ç’rast u vra presidenti i atëhershëm, Lech Kaczynski, dhe 95 vetë të tjerë.

Ky oficer, që ishte zëvendës i sigurisë së qeverisë, mbrëmë është shpallur fajtor për neglizhencë lidhur me fluturimin.

Ai është dënuar me 18 muaj burg me kusht, pastaj për pesë vjet ai nuk ka të drejtë të jetë në detyrë publike, dhe është gjobitur me 2,600 dollarë amerikanë.

Më 10 prill të vitit 2010, 96 shtetas të Polonisë janë vrarë kur aeroplani i tipit Tupolev, me të cilin udhëtonin, është përplasur afër qytetit perëndimor rus, Smolensk.

Në mesin e personave që humbën jetën ishte edhe presidenti Kaczynski dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Polonisë.

Ata shkonin për të marrë pjesë në ceremoninë në përkujtim të masakrës së Katynit, ku policia sekrete e ish-Bashkimit Sovjetik i kishte vrarë mijëra oficerë polakë.

Sipas hetimeve, kjo tragjedi kishte ndodhur për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe pilotëve jo të stërvitur sa duhet.

XS
SM
MD
LG