Ndërlidhjet

Messi – golashënuesi më i mirë i Argjentinës i të gjitha kohërave


Lionel Messi në fanelën e kombëtares së Argjentinës

Lionel Messi në fanelën e kombëtares së Argjentinës

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares së Argjentinës, pas golit të shënuar në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, kundër Shteteve të Bashkuara, raporton agjencia Reuters.

Me këtë gol, Messi arriti t’i shënoj 55 gola në takimet ndërkombëtare të Aregjentinës.

Pesë herë lojtari më i mirë i vitit në botë, Lionel Messi ka shënuar gol në minutën e 32-të të duelit të zhvilluar në Hjuston, kështu që Argjentina udhëhiqte me rezulatt 2:0.

Me këtë gol në 112 ndeshjet ndërkombëtare për seleksionin e Argjentinës, ai ia kaloi futbollistit tjetër argjentinas, Gabriel Batistuta, i cili i ka dhënë 54 gola në 78 ndeshje për Argjentinën, që ishte dy herë fituese e Kampionatit Botëror të Futbollit.

XS
SM
MD
LG