Ndërlidhjet

logo-print

Konflikti në Siri: Sulmet ajrore vrasin 18 civilë


Raka, Siri

Raka, Siri

Së paku 18 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore në qytetin Raka të Sirisë, i cili është bastion i grupit militant Shteti Islamik (IS).

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se në mesin e të vrarëve janë gjashtë fëmijë.

Vëzhguesi tha se nuk është në gjendje të përcaktojë se kush i ka kryer sulmet, ndonëse një grup tjetër fajësoi avionët luftarakë të Rusisë.

Raka është nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në fillim të vitit 2014.

Militantët atje dhe në Alepon fqinje janë nën presionin e dy ofensivave të ndara - nga forcat e Qeverisë siriane që mbështeten nga Rusia dhe nga aleanca e luftëtarëve kurdë dhe arabë që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG