Ndërlidhjet

Kushtetuesja shtyn diskutimin për kryqin në Butel të Shkupit


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka shtyrë diskutimin rreth iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të komunës së Butelit në Shkup për vendosjen e një kryqi të lartë 55 metra në hyrje të kësaj komune. Vendimi u mor me arsyetimin e mungesës së njërit nga gjykatësit.

Iniciativa në Gjykatën Kushtetuese për kushtetutshmërinë e vendosjes së një kyqi të lartë 55 metra u dërgua në mars të këtij viti nga kryetari i Lëvizjes për reforma të Partisë Demokratike shqiptare Zijadin Sela, kryetar i komunës së Strugës.

Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese “duhet ta anulojë vendimin për vendosjen e kryqit gjigant në komunën e Butelit, sepse gjatë sjelljes së vendimit nuk është respektuar parimi i Badinterit, përkatësisht votimi sipas parimit të dyfishtë”.

Sela ka thënë se në rast të mos respektimit të këtij parimi “ hapet rrugë që në po të njëjtën formë, komunat shqiptare vetëm me një shumicë të thjeshtë” mund të të vendosin përmendore shqiptare në këto komuna.

Ndërkohë, Mirjana Najcevska, ligjëruese në fakultetin juridik në Shkup, thotë se sistemi gjyqësor edhe në rastet e ndjeshme, siç është iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për kryqin në lagjen Butel të Shkupit, vihet në funksion të llogarive politike të partive në pushtet dhe jo drejtësisë.

Ajo ka thënë se “Maqedoni nuk ka një Gjykatë Kushtetuese meqë gjykatësit”, sipas saj, “janë njerëz që kryejnë urdhrat e politikanëve të caktuar në pushtet”.

Vendimi për vendosjen e kryqit gjigant në lagjen e Butelit në Shkup të banuar me popullsi të përzier etnike shqiptare dhe maqedonase u përcoll edhe me protesta disa ditore nën organizim të partisë shqiptare në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim.(REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG