Ndërlidhjet

logo-print

Haysom: Dhuna në Afganistan mund të eskalojë


Nicholas Haysom

Nicholas Haysom

Zyrtarët afganë kanë thënë se një sulm me bombë në kryeqytetin e një krahine lindore ka marrë jetën e një polici dhe një civili.

Abass Sadat, zëvendësshefi i policisë në Krahinën Nangarhar, ka thënë se shpërthimi në qytetin Xhalalabad, ka lënduar dy civilë gjithashtu.

Sadat ka thënë se bomba ka mundësi të ketë shpërthyer nga një telekomandë pasi mjeti shpërthyes është vendosur në afërsi të një pike kontrolli të policisë.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Zyrtari më i lartë i OKB-së në këtë shtet, Nicholas Haysom, ka paralajmëruar sot se Afganistani mund të përballet me “veprime hakmarrëse dhe eskalim të dhunës”.

Ai ka thënë se shqetësimi i tij është nxitur pas një serie sulmesh kundër civilëve gjatë muajve të fundit dhe dhunës vdekjeprurëse që po vazhdon edhe gjatë muajit të shenjtë të myslimanëve, Ramazan.

XS
SM
MD
LG