Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Arrestohet personi që dyshohet se luftoj në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Shteti gjerman ka njoftuar se e ka arrestuar një person me origjinë nga Taxhikistani si të dyshuar se luftoj në Siri përkrah grupit militant, Shteti Islamik.

Prokurorët gjermanë përmes një komunikate kanë thënë sot se Mukhamadsaid S., është arrestuar në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Ky 30 vjeçar akuzohet se ka udhëtuar nga Taxhikistani për në Siri në muajin prill 2015, ndërsa atje prokurorët gjermanë thonë se iu bashkua IS-it.

Ai gjithashtu raportohet se përmes video regjistrimeve iu ka bërë thirrje publike banorëve të tjerë të Taxhikistanit që t’i bashkohen grupit ekstremist.

Prokurorët kanë thënë se Mukhamadsaid S. është larguar nga Siria në muajin shtator dhe më pas ka përfunduar në Gjermani.

Luftetarët e Shtetit Islamik ka okupuar pjesë të mëdha të territorit sirian dhe irakian gjatë një ofenzive të madhe në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG