Ndërlidhjet

Ngritja e temperaturave shton numrin e pacientëve


Vera, i nxehti dhe shëndeti
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:53 0:00

Kosova po përballet këto ditë me temperatura të larta, të cilat, sipas Instituti Hidrometeorologjik, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ngritja e temperaturave, si pasojë ka rritur edhe numrin e personave që kanë nevojë për ndihmën mjekësore.

Gjatë ditëve të fundit, në Qendrën Emergjente në Prishtinë është rritur numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë për shkak të temperaturave të larta, thotë Basri Lenjani, drejtor në këtë qendër.

“Në klinikën emergjente ditët e fundit kemi një shtim të numrit të sëmurëve, por jo numër enorm. Në qoftë se vazhdojnë temperaturat e larta, do të rritet numri i pacientëve.”

“Këshilla mjekësore më e mirë për personat që vuajnë nga sëmundjet neurologjike, traktit digjestiv, sëmundjet kronike, sëmundjet psikike, shtatzënat, fëmijët, pastaj personat e moshuar është se nuk duhet që nga ora 11:00 deri në 17:00 t’u ekspozohen rrezeve direkte të diellit”, ka thënë Lenjani.

Përveç pasojave për shëndetin e njerëzve, temperaturat e larta, shpesh janë përcjellë edhe me rreziqe tjera ndër të cilat veçohen zjarret e pyjeve.

Temperaturat e këtyre ditëve po shënojnë mbi 30 gradë Celsius. Megjithatë, Ahmet Zejnullahu, kryeshef i Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, thotë se për fat të mirë këtë vit ende nuk ka zjarre me përmasa të mëdha.

“Edhe përkundër temperaturave të larta, ende ka vegjetacion, dhe nuk kanë depërtuar temperaturat dhe mundësit për ndezje zjarri të mëdha janë të vogla. Ato do të paraqiten gjatë korrje shirjeve.”

“Sa i përket vitit të kaluar, kah fundi i sezonit të verës, ka pasur numër të zjarreve , ku në Koretnik është dashur të intervenohet edhe me helikopter’’, ka thënë Zejnullahu.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës tashmë u ka bërë thirrje të gjithë personave që mund të preken nga rreziku ndaj ekspozimit të temperaturave, që të bëjnë kujdes.

Ata kanë rekomanduar se duhet të konsumohet dy litra lëngje në ditë. Pastaj, që personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00 deri 17.00, sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet. Gjithashtu, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial.

Sidoqoftë, sipas zyrtarëve në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës vendi, gjatë kësaj periudhe do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Gjatë gjithë kësaj jave vlerat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG