Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Nga sulmi i personit të maskuar - dhjetëra të plagosur


Ilustrim

Ilustrim

Raportohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka hapur zjarr në një kompleks të kinemasë në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Mediat gjermane kanë raportuar se së paku 20 vetë janë plagosur në sulmin në qytetin, Viernhajm, afër Frankfurtit.

Në raporte theksohet se personi i armatosur është barrikaduar në këtë kompleks, të cilin e ka rrethuar policia.

Nuk është e qartë nëse ky person po e mbanë ndonjë peng.

Një zëdhënës i policisë së Gjermanisë tha se kjë është “një situatë e paqartë kërcënuese”.

XS
SM
MD
LG