Ndërlidhjet

Gjermani: Policia e vrau të dyshuarin për të shtëna në kinema


Policia gjermane gjatë një aksioni të mëparshëm
Policia gjermane gjatë një aksioni të mëparshëm

Ministria e brendshme e shtetit Hese në Gjermani ka njoftuar se një person i dyshuar për të shtëna, me ç’rast janë plagosur dhjetëra vetë në një kinema, është vrarë nga policia.

Më parë është raportuar se personi i maskuar me armë dhe municion sot ka hapur zjarr në një kompleks të kinemasë në qytetin perëndimor, Viernhajm, afër Frankfurtit, duke i plagosur së paku 20 vetë.

Në raporte theksohej se personi i armatosur ishte barrikaduar brenda kompleksit, i cili ishte rrethuar nga policia.

Ka pasur edhe raporte që thonin se i dyshuari ishte arrestuar.

Nuk ishte e qartë se a ka mbajtur pengje ky person i armatosur.

Nuk ka mundur të merret ndonjë koment i menjëhershëm nga policia.

XS
SM
MD
LG