Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Mijëra vetë e pritën kombëtaren e futbollit


Pamje nga ndeshja Shqipëria - Rumania 1:0

Pamje nga ndeshja Shqipëria - Rumania 1:0

Mijëra simpatizues të futbollit e kanë injoruar motin tejet të nxehtë (deri në 38 shkallë Celsius) për t’i pritur futbollistët e kombëtares së Shqipërisë dhe për t’i shoqëruar ata nga aeroporti e deri në qendër të Tiranës. Në të dy anët e rrugës ishin vendosur flamujt kombëtarë ndërsa njerëzit brohorisnin “ju lumtë djema”.

Rreth ekipit kishte masa të rrepta të sigurisë, ndërsa disa rrugë përkohësisht ishin mbyllur, derisa helikopteri fluturonte mbi autobusin e lojtarëve.

“Ju falënderohem për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, duke qëndruar edhe tash në këtë mot të nxehtë”, tha kapiteni, Lorik Cana, i cili ka paralajmëruar tërheqje nga futbolli ndërkombëtar, raporton agjencia Reuters.

Futbollistët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës i ka pritur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i ndajë 1 milionë euro për ta shpërblyer ekipin kombëtar.

“Sporti mund të jetë mënyrë e mirë për ushtrimin e diplomacisë dhe ju keni treguar se jeni ambasadorët tanë në botë”, tha ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Shqipëria e dha golin e saj të parë në një kampionat të tillë duke e mundur Rumaninë me rezultat 1:0, në ndheshjen e fundit të Grupit A, por humbjet nga Franca dhe Zvicra, ndikuan që skuadra e përzgjedhësit, Giovanni De Biasi, të mos kualifikohet ndër 16 kombëtaret më të mira në Kampionatin Evropian të Futbollit, që po mbahet në Francë.

XS
SM
MD
LG