Ndërlidhjet

Prishtinë: Dy fëmijë humbën jetën aksidentalisht në një gropë të hapur


Foto nga arkivi - Prishtina
Foto nga arkivi - Prishtina

Dy fëmijë kanë humbur jetën aksidentalisht në një gropë të hapur në Prishtinë, në lagjen “Kolovica”.

Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për dy fëmijë, një djalë 11 vjeç dhe një femër 13 vjeç, që sipas raportimeve, ishin vëlla e motër.

“Rreth orës 14:00 kemi marrë një informatë se një fëmijë ka rënë në një gropë. Me të dalë në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se bëhet fjalë për dy veta”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Vdekjen e fëmijëve e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor. Policia e ka trajtuar rastin si vdekje aksidentale, kurse hetimet është thënë se do të vazhdojnë për të zbardhur rastin, përfshi edhe kompaninë apo individët që kanë hapur atë gropë e cila ishte mbushur me ujë nga të reshurat e shiut.

Banorët kanë rrëfyer se në këto dtitë me temperatura të larta, fëmijët janë parë duke e shfrytëzuar këtë gropë si "pishinë" për freskim.

XS
SM
MD
LG