Ndërlidhjet

logo-print

Kolumbi: U nënshkrua armëpushimi historik ndërmjet qeverisë dhe FARC-ut


Pamje e simbolit të pjesëtarëve të FARC-ut

Pamje e simbolit të pjesëtarëve të FARC-ut

Qeveria e Kolumbisë dhe grupi kryengritës majtist, FARC, e kanë nënshkruar marrëveshjen finale të armëpushimit, duke i sjellur palët më afër njëra-tjetrës, për përfundimin e konfliktit 50 vjeçar.

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, dhe lideri i FARC-ut, Rodrigo Londono, i njohur si Timochenko, mbrëmë janë përshëndetur me shtrëngim të duarve, pasi negociatorët e nënshkruan marrëveshjen në ceremoninë e organizuar në kryeqytetin Havana të Kubës.

“Kjo është ditë historike për vendin tonë”, tha zoti Santos dhe ka shtuar se “e kemi përfunduar konfliktin e armatosur me FARC-un”.

Nga konflikti në Kolumbi, që ka filluar në fund të viteve të 60-ta, si kryengritje fshatare për të drejta të tokës, janë vrarë së paku 220 mijë vetë, ndërsa afro 7 milionë njerëz janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG