Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Demokratët e përfunduan protestën me ulje


Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Demokratët amerikanë e kanë përfunduar protestën e tyre me ulje në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për shkak të mosvotimit të një legjislacioni për kontroll të armatimit.

Kjo protestë e pazakonshme ka zgjatur 24 orë.

Ata kanë shprehur përkushtim për të mos lejuar që Kongresi i Shteteve të Bashkuara të pushoj për festën e 4 korrikut, derisa të votohet legjislacioni për kontrollin e armatimit, i propozuar pas të shtënave masive në Orlando të Floridës, më 12 qershor.

Por, republikanët, që e kanë shumicën në Dhomën Përfaqësuese, e kanë kundrshtuar këtë veprim të demokratëve, duke e cilësuar si “reklamë publike” dhe e kanë shtyrë seancën e ardhshmme pas 4 korrikut.

Një numër i mbështetësve të kontrollit të armatimit dhe protestues kanë mbetur para ndërtesës së Kongresit në mbështetje të demokratëve që protestuan me ulje.

XS
SM
MD
LG