Ndërlidhjet

logo-print

Papa e fillon vizitën në Armeni


Në kryeqytetin Erevan në Armeni bëhen përgatitjet e fundit për vizitën e Papës Françesk

Në kryeqytetin Erevan në Armeni bëhen përgatitjet e fundit për vizitën e Papës Françesk

Papa Françesk e fillon sot vizitën triditëshe në Armeni, ku pritet t’i paraqes shqetësimet për vuajtjet e të krishterëve në Lindjen e Mesme të përfshirë nga lufta.

Armenia i ka mirëpritur mijëra refugjatë që kanë ikur nga persekutimi në Siri dhe Irak.

Në kuadër të qëndrimit në Armeni, përfshihet edhe vizita në memorialin kryesor të Armenisë, për vrasjet e më se një milion armenëve nga Perandoria Osmane gjatë periudhës 1915 – 1917. Parashihet edhe takimi me pjesëtarët e komunitetit të vogël katolik.

Papa Françesk është Papa i dytë që e viziton Armeninë prej se është pavarësuar nga ish-Bashkimi Sovjetik.

XS
SM
MD
LG