Ndërlidhjet

Aktiviteti "Dëgjo zërin tim"


Aktiviteti "Dëgjo zërin tim"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:25 0:00

Në Prishtinë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara në mbështetje të viktimave të torturës. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës, përmes aktivitetit "Dëgjo Zërin tim", synon që të sensibilizojë opinionin kosovar, në veçanti atë institucional, për gjendjen dhe të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në afërsi të ndërtesës së qeverisë, janë vendosur posterë dhe janë shpërndarë bluza me mesazhe përkrahëse për të mbijetuarit e dhunës seksuale. Pavarësisht se ndryshim-plotësimi i ligjit për viktimat e luftës është bërë para më shumë se dy viteve, ky ligj, sipas QKRMT-së, ka ngecur në zbatim. Gjatë këtij aktiviteti, drejtues të kësaj organizate kanë bërë thirrje për zbatim të ligjit dhe përkrahje më të madhe për këtë kategori. Edhe 17 vjet pas luftës, ende nuk ka një numër të saktë të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por mendohet që numri i tyre të jetë deri në 20.000.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG