Ndërlidhjet

logo-print

Stoltenberg: Roli i Britanisë në NATO nuk ndryshon


Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pozicioni i Britanisë brenda aleancës “do të mbetet i pandryshuar” përkundër votimit për dalje nga Bashkimi Evropian.

Mëtutje Stoltenberg tha sot, pas shpalljes zyrtare të rezultateve të votimit në referendumin britanik se Mbretëria e Bashkuara “do të mbetet aleat i fuqishëm dhe i përkushtuar”, derisa ky vend “e definon kaptinën e vet të ardhshme në marrëdhëniet me BE-në”.

Ai ka theksuar se NATO-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të afërt me Bashkimin Evropian dhe se “NATO-ja e fuqishme dhe unike, mbetet shtyllë esenciale e stabilitetit në këtë botë të trazuar”.

XS
SM
MD
LG