Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga bomba – 3 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur


Pamje pas eksplodimit të sotëm në Kueta të Pakistanit

Pamje pas eksplodimit të sotëm në Kueta të Pakistanit

Policia në Pakistan thotë se së paku tre vetë janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur nga një bombë, që ka shpërthyer në qytetin e trazuar jugperëndimor, Kueta.

Policia ka njoftuar se bomba ishte bartur në biçikletë, e cila ishte parkuar në një hapësirë tregtare, në rrugën për në aeroportin e qytetit.

Nga eksplodimi janë dëmtuar edhe disa dyqane.

Zyrtarët policorë thanë se duket se qëllimi i shpëthimit ishte të shkaktoj “panik dhe terror”.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG