Ndërlidhjet

logo-print

Papa në Jerevan, dënon “gjenocidin” ndaj armenëve


Papa Françesku - Jerevan, 24 qershor 2016.

Papa Françesku - Jerevan, 24 qershor 2016.

Papa Françesku ka dënuar “gjenocidin” që kanë kryer forcat otomane ndaj armenëve, një shekull më parë.

“Për fat të keq, ajo tragjedi ka qenë e para në serinë e katastrofave të mjerueshme të shekullit të kaluar, që janë bërë për qëllime raciste, ideologjike apo fetare”, ka thënë Papa.

Ai i ka bërë këto komente të premten në Jerevan, ku ka arritur për vizitë treditëshe.

Në prill të vitit 2015, Papa Françesku ka mbajtur një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan kushtuar 100-vjetorit të vrasjeve, duke i cilësuar ato si “gjenocidi i parë i shekullit 20”.

Turqia, e cila refuzon termin gjenocid, ka akuzuar Papën për “shtrembërim të historisë”.

XS
SM
MD
LG