Ndërlidhjet

logo-print

Trump: “Një gjë e mirë” ka ndodhur në Britani


Donald Trump

Donald Trump

Kandidati i pritur republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është “një gjë e mirë”.

Populli britanik “ka rikthyer kontrollin e vendit të tij”, ka thënë Trump në Tërberi të Skocisë.

“Është një gjë e mirë që ka ndodhur. Një votë e mahnitshme, shumë historike. Njerëzit janë të zemëruar në gjithë botën. Janë të zemëruar për kufijtë, për njerëzit që hyjnë në vendet e tyre dhe askush nuk e di se kush janë. Janë të zemëruar me shumë, shumë gjëra në Mbretërinë e Bashkuar, në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera. Kjo nuk do të jetë e fundit”, ka thënë Trump.

Në referendumin e së enjtes, 52 përqind e qytetarëve britanikë kanë votuar për dalje nga BE-ja, ndërsa 48 përqind për vazhdimin e anëtarësisë në bllok. Kryeminsitri britanik, David Cameron, ka paralajmëruar dorëheqjen.

Lexoni edhe këtë:

Largimi i Britanisë nga BE-ja: Pasiguri në ekonomi dhe në politika

XS
SM
MD
LG