Ndërlidhjet

Duma ruse miraton ligjin kontrovers kundër terrorizmit


Duma ruse - foto arkivi
Duma ruse - foto arkivi

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë ka kaluar ligjin kontrovers kundër terrorizmit, i cili nga grupet e të drejtave të njeriut është cilësuar si jokushtetues.

Duma Shtetërore ka kaluar ligjin të premten në leximin e dytë dhe të tretë.

Për të hyrë në fuqi, ai duhet të miraohet edhe nga Dhoma e Lartë e Parlamentit dhe të nënshkruhet nga presidenti Vladimir Putin.

Ligji përfshin dispozita që forcojnë ndëshkimet për ekstremizëm dhe terrorizëm, rrisin kapacitetet mbikëqyrëse të qeverisë dhe i mbajnë përgjegjës individët nëse nuk raportojnë të tjerët për krime të caktuara.

Ligji është mbështetur nga Partia Rusia e Bashkuar e Putinit.

Aktivistët opozitarë dhe grupet për të drejtat e njeriut thonë se legjislacioni cenon rëndë privatësinë dhe liritë civile.

Ligjvënësit, në minutën e fundit, kanë hedhur poshtë dispozitën për t’iu hequr shtetësinë rusëve që thyejnë ligjet për terrorizëm apo ekstremizëm, shërbejnë në ushtri të huaja ose marrin pjesë në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Rusia nuk është e përfaqësuar.

XS
SM
MD
LG