Ndërlidhjet

Hetohen copat e gjetura në Tanzani nëse kanë lidhje me MH370


Ilustrim
Ilustrim

Disa copa të reja që janë gjetur në Tanzani do të ekzaminohen për të gjetur ndonjë lidhje të mundshme me aeroplanin e rrëzuar të “Malaysia Airlines”, fluturimi MH370, raporton agjencia e lajhmeve Reuters.

“Copat e gjetura janë shumë të mëdha...vetëm nëse konfirmohet se i takojnë një aeroplani të llojit Boeing 777 atëherë ne do të dërgojmë një ekip për ta studiuar nëse vërtetë i përket aeropanit të fluturimit MH370 apo jo”, ka thënë ministri i transportit të Malajzisë, Lioë Tiong Tai.

Ministri ka thënë se zbulimet e fundit të qantave dhe gjëra të tjera personale që janë gjetur në Madagaskar nuk kanë lidhje me fluturimin në fjalë.

Fluturimi MH370 është zhdukur nga radarët në marsin e vitit 2014 me 239 pasagjerë në bord, pak pasi ishte nisur nga Kuala Lumpur. Fluturimi ishte për në Peking.

Hetuesit besojnë se dikush me qëllim e ka ndalur pajisjen që transporton sinjal në aeroplan, pak para se aeroplani të ndrronte kahje disa mijëra kilemtra derisa fluturonte mbi Oqeanin Indian.

XS
SM
MD
LG