Ndërlidhjet

Teksas: Sulm në një studio vallëzimi, dy të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në shtetin federal amerikan të Teksasit kanë njoftuar se dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi me armë zjarri në një studio vallëzimi në Fort Worth.

Zëdhënësi i policisë në këtë zonë, Daniel Segura, përmes një komunikate ka thënë se oficerët e policisë i janë përgjigjur njoftimit për një sulm në studio vallëzimi.

Ai thotë se zyrtarët policor e kanë gjetur një trup të pajetë jashtë studios, ndërsa të tjerët që kanë qenë të lënduar janë transportuar për në spital.

Segura thotë se një nga të lënduarit ka ndrruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Nuk janë dhënë ende informacione të tjera, ndërsa rasti është duke u hetuar.

XS
SM
MD
LG