Ndërlidhjet

logo-print

Garda iraniane sërish lufton me separatistë kurdë


Ilustrim

Ilustrim

Mediat shtetërore në Iran kanë raportuar se forcat e sigurisë së vendit janë përleshur me separatistët kurdë të cilët janë infiltruar në një zonë veriperëndimore të Iranit.

Associated Press shkruan se mediat shtetërore iraniane thonë se grupi kurdë ka pasur në plan të kryej “operacione terroriste dhe propagandiste”.

Raportimet e sotme kanë cituar zyrtar anonim të Gardës Revolucionare të Iranit i cili ka thënë se luftimet kanë ndodhur të premtën.

Raportimet nuk kanë thënë nëse ka pasur viktima apo të lënduar.

Edhe më 16 qershor, Garda Revolucionare e Iranit ka luftuar me pjesëtarë të armatosur të një grup kryengritsish kurdë, në zonën e njëjtë.

XS
SM
MD
LG