Ndërlidhjet

Siri: Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore


Ilustrim
Ilustrim

Sulmet ajrore kanë vrarë dhjetëra persona në një fshat që kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik në Sirinë lindore, njofton Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër.

Organizata thotë se sulmet ajrore që e kanë goditur fshatin Al Quria, ka vrarë 47 persona, përfshirë edhe 31 civilë.

Grupi në fjalë thotë se nuk është ende e qartë nëse 16 personat e tjerë janë civilë apo luftetarë të IS-it.

Gjithashtu është ende e paqartë nëse sulmet ajrore janë kryer nga aeroplanët rusë apo ata sirianë.

Militantët e IS-it kontrollojnë shumicën e krahinës ku gjendet fshati ku është bërë sulmi, afër kufirit të Sirisë me Irakun.

Aeroplanët rusë po kryejnë sulme të vazhdueshme ajrore në përkrahje të pushtetit të presidentit, Bashar al Assad.

XS
SM
MD
LG