Ndërlidhjet

logo-print

Papa do e vizitojë kurifirin Armeni – Turqi


Papa Françesku gjatë vizitës në memorialin e gjenocidit armen në Jerevan

Papa Françesku gjatë vizitës në memorialin e gjenocidit armen në Jerevan

Papa Françesku në përfundim të vizitës së tij në Armeni do e vizitojë edhe kufirin e këtij shteti me Turqinë.

Turqia e ka mbyllur kufirin pas konfliktit që Armenia e ka pasur me Azerbajxhanin për shkak të kontrollit mbi krahinën e Nagorno Karabakut, në vitin 1992.

Françesku gjithashtu do të marrë pjesë në liturgjinë në Katedralen Apostolike të Armenisë në Etchmiadzin, që është edhe selia e Kishës Apostolike armene.

Ai pritet të lirojë një pëllumb të paqes në afërsi të kufirit në manastirin e Khor Virap, që gjendet afër Malit Arafat, ku sipas legjendës ka arritur edhe anija e Noah pas vërshimeve të mëdha.

Më të arritur në Armeni, më 24 qershor, vrasjen masive të armenëve gjatë Luftës së Parë nga Perandoria Osmane e ka cilësuar “gjenocid” që ka pasur për qëllim zhdukjen e popullit armen.

Zëvendëskryeministri turk, Nurettin Canikli ka thënë se komentet e papës përmbajnë “mentalitetin e kryqzatave”.

Vrasja masive dhe deportimi i 1.5 milionë armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore nga Perandoria Osmane nga shumë historianë dhe disa shtete konsiderohet gjenocid.

Turqia e hedh poshtë këtë vlerësim duke thënë se numri i armenëve të vrarë ka qenë shumë më i vogël dhe se ata ishin viktima të një lufte civile dhe jo përpjekje për zhdukjen e minoritetit të krishterë.

XS
SM
MD
LG