Ndërlidhjet

Spanjollët votojnë sërish pas gjashtë muajsh bllokade politike


Ilustrim
Ilustrim

Votuesit në Spanjë do t’iu drejtohen sot sërish kutive të votimit në zgjedhjet që po përsëriten me qëllim që t’i jepet fund bllokadës politike pasi rezultati i zgedhjeve të mbajtura në dhjetor nuk arriti të krijoj qeverinë e re.

Sondazhet e fundit kanë treguar se Partia konservatore Popullore do të fitojë zgjedhjet, por sërish nuk do ta ketë shumicën e parlamentit që e kishte gjatë mandatit prej vitit 2011 deri në vitin 2015.

Lideri i kësaj partie, Mariano Rajoy, shpreson se do të rizgjedhet kryeministër.

Gjithashtu pritet se raundi i ri i negociatave për krijimin e qeverisë së re si pasojë e përkrahjes popullore për partinë e majtë, “Unidos Podemos” (Së bashku ne mundemi).

Ky grup politik, që përfshinë edhe majtistët radikal, Podemos dhe Partinë Komuniste, pritet të dal subjekti i dytë me më shumë vota.

Zgjedhjet në Spanjë mbahen disa ditë pasi Britania e Madhe votojë për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Por, shumica e analistëve thonë se BREXIT nuk ka mundësi të ketë ndonjë ndikim në këto zgjedhje.

XS
SM
MD
LG