Ndërlidhjet

Irak: Beteja për Falluxhën shpallet e fituar


Gjeneral Lejtnant, Abdelwahab al-Saadi - Reuters

Gjeneral Lejtnant, Abdelwahab al-Saadi - Reuters

Forcat irakiane e kanë rimarrë qarkun e fundit që mbahej nën kontroll nga militantët e Shtetit Islamik në qytetin e Falluxhas.

Gjenerali që po e udhëheqë operacionin e ka deklaruar betejën të përfunduar sot.

“Në njoftojmë nga ky vend, në qarkun qëndror Golan se vendi është pastruar nga shërbimi kundër terrorizmit dhe ne e japim lajmin e mirë për popullin irakian se beteja për Falluxhën ka përfunduar:, ka thënë për televizionin shtetëror, Gjeneral Lejtnant, Abdul Wahab al Saidi.

Ai ka thënë se së paku 1800 militantë janë vrarë gjatë operacionit për të rimarrë Falluxhën.

Ushtria irakiane është përkrahur nga sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-të dhe trupat paramilitare, kryesisht milici shiite.

Kryeministri Haidar al Abadi, e ka shpallur fitoren në Falluxha para një jave, por luftimet kanë vazhduar në qytet deri sot.

Falluxha ka qenë nën kontrollin e militantëve prej janarit të vitit 2014.

Militantët e IS-it vazhdojnë të kontrollojnë rajone të mëdha në pjesën verior edhe perëndimore të Irakut, përfshirë edhe qytetin e dytë më të madh të vendit, Mosul.

XS
SM
MD
LG