Ndërlidhjet

logo-print

Kerry, vizitë në Londër dhe Bruksel


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry - arkiv

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry - arkiv

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të takohet me zyrtarët më të lartë të BE-së dhe Britanisë për bisedime, pas referendumit ku u vendos për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë sot se Kerry do të takohet me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini në Bruksel dhe kryediplomatin britanik, Philip Hammond në Londër më 27 qershor.

Një zyrtar i lartë ka thënë se Kerry do e nënvizojë rëndësinë që vende të tjera të mos e ndjekin shembullin e Britanisë për ta dobësuar edhe më tutje BE-në.

Shefi i Parlamentit Evropian ka kërkuar nga Kryeministri në largim i Britanisë, David Cameron që të nis procedurat formale për largimin e vendit të tij nga BE gjatë samitit të ardhshëm.

Martin Schulz i ka thënë gazetës gjermane, “Bild am Sonntag” se zgjatja e kësaj do të shkaktonte edhe më shumë pasiguri dhe kështu shumë vende të punës do të rrezikoheshin.

Liderët e BE-së pritet të takohen gjatë një samiti në Bruksel më 28 dhe 29 qershor për të diskutuar votimin e 23 qershorit në Britani, ndërsa Parlamenti Evropian do të mbaj një seancë speciale.

David Cameron më 25 qershor ka thënë se në muajin tetor do të jap dorëheqje duke ia lënë kështu negociatat e BREXIT pasardhësit të tij.

XS
SM
MD
LG