Ndërlidhjet

logo-print

Bisedime midis zyrtarëve amerikanë dhe evropianë për Brexit-in


Londër

Londër

Sekrteari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të qëndrojë sot në Bruksel dhe Londër për të biseduar rreth Brexit-it apo daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Të dielën në Romë, ai i ka bërë thirrje Britanisë dhe BE-së që të punojnë së bashku për të qetësuar tregjet, pasi dalja e Britanisë nga blloku evropian ka shkaktuar ankth në mesin e investitorëve në gjithë botën.

Po sot, kryeministri britanik, David Cameron, i cili ka thënë se do të japë dorëheqje këtë vjeshtë, do t’i adresohet Parlmentit britanik.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, do të takojë po ashtu presidentin e Francës, Francois Hollande, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Monendha britanike sterlina ka vazhduar të humbë në vlerë edhe sot.

Të premten, sterlina ka pasur rënien më të madhe njëditore kundrejt dollarit - në një fazë ajo ka rënë në 1,3236 $.

XS
SM
MD
LG