Ndërlidhjet

logo-print

Messi braktis kombëtaren e Argjentinës


Lionel Messi

Lionel Messi

Futbollisti i njohur në botë, Lionel Messi, ka bërë të ditur se nuk do të luajë më për kombëtaren e Argjentinës.

Njoftimi vjen pasi Argjentina ka humbur në penallti kundër Kilit në finalen e turneut Copa America.

Messi, i cili ka shënuar 55 gola ndërkombëtarë, nuk ka qëlluar në penallti.

Argjentina nuk ka fituar ndonjë turne të madh qysh në vitin 1993.

“Ekipi kombëtar ka marrë fund për mua. Kanë qenë katër finale, nuk ia kam dalë, kam provuar. Ka qenë gjëja që e kam dashur më së shumti, por nuk ia kam dalë”, ka thënë Messi.

Messi, 29 vjeç, i ka dhënë Barcelonës katër tituj të Ligës së Kampionëve.

XS
SM
MD
LG