Ndërlidhjet

Zgjedhjet nuk e zgjidhin krizën politike në Spanjë


Lideri i Partisë Popullore të Spanjës, Mariano Rajoy.
Lideri i Partisë Popullore të Spanjës, Mariano Rajoy.

Partia Popullore e Spanjës, e cila udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Mariano Rajoy, ka fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës, por jo edhe shumicën e nevojshme për të qeverisur vetë.

Partia Socialiste ka dalë e dyta, ndërsa aleanca e krahut të majtë Unidos Podemos e treta.

Zgjedhjet e përsëritura kanë dështuar të zgjidhin ngërçin politik, i cili zgjat që gjashtë muaj.

Rezultati jobindës në zgedhjet e dhjetorit ka shkaktuar negociata të pasuksseshme midis partive.

Por, Rajoy ka thënë se partia e tij ka fituar zgjedhjet dhe për këtë arsye ka të drejtë të qeverisë.

XS
SM
MD
LG