Ndërlidhjet

Lajçak: Britania të aktivizojë Nenin 50


Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak.
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se Britania duhet të nisë edhe zyrtarisht procesin e shkëputjes nga Bashkimi Evropian, për të barazauar situatën ligjore me atë politike.

Britanikët, në referendimin e 23 qershorit, kanë votuar për dalje nga BE-ja.

Lajçak i ka bërë komentet pas një takimi në Pragë me homologët nga Gjermania, Franca, Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria.

Ai ka thënë se Londra duhet të aktivizojë Nenin 50, mekanizëm ky që duhet të shfrytëzohet nga një shtet kur do të dalë nga BE-ja.

Sllovakia do të marrë presidencën e radhës të BE-së nga korriku.

XS
SM
MD
LG