Ndërlidhjet

Izraeli dhe Turqia rivendosin marrëdhëniet


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Izraeli dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet, kanë konfirmuar sot zyrtarët e të dyja vendeve.

Marrëdhënia kishte marrë teposhtezën në vitin 2010, kur komandoja detare e Izraelit kishte bastisur një anije humanitare në Detin Mesdhe, derisa ajo ishte rrugës për në Rripin e Gazës.

Nëntë qytetarë turq ishin vrarë në këtë incident.

Sipas marrëveshjes së finalizuar në fundjavë në Romë, Izraeli ka përmbushur kërkesat e Turqisë për të kompensuar familjet e viktimave turke, duke kontribuar me 20 milionë dollarë në fondin e viktimave.

Ankaraja, në anën tjetër, do të heqë dorë nga paditë penale kundër ushtarëve izraelitë, të përfshirë në incident.

Turqisë po ashtu do t’i lejohet të dërgojë ndihma humanitare në Rripin e Gazës dhe të investojë në projektet infrastrukturore atje.

Gaza kontrollohet nga lëvizja islamiste e Hamasit, e cila bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit.

XS
SM
MD
LG