Ndërlidhjet

Policia serbe kap dhjetëra migrantë të paligjshëm


Serbi - foto arkivi
Serbi - foto arkivi

Policia e Serbisë tha se ka kapur 29 migrantë pa dokumente dhe se ka arrestuar një trafikues të dyshuar me njerëz.

Policia tha se i ka gjetur migrantët pranë Preshevës dhe se ata ndodheshin në dy makina me targa të rreme.

Kontrabanduesi i dyshuar përballet me akuzat për kalim të paligjshëm të kufirit dhe trafikim me njerëz.

Trafikimi i migrantëve përmes rajonit të Ballkanit ka qenë në rritje prejse vendet e rajonit kanë mbyllur kufijtë e tyre në muajin mars.

Mbi një milion njerëz, kryesisht të ikur nga Siria, Afganistani dhe Iraku, kanë hyrë në Evropë vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG