Ndërlidhjet

Shqetësim për “abuzimet ksenofobike” në Britani


Flamuri i Polonisë - ilustrim
Flamuri i Polonisë - ilustrim

Polonia ka shprehur shqetësim për, siç ka thënë, abuzimet ksenofobike kundër komunitetit polak dhe migrantëve të tjerë në Britani.

Policia ka thënë se më 26 qershor janë shpërndarë fletëpalosje ofenduese kundër polakëve në Huntingdon, në pjesën qendrore të Anglisë, dhe se janë vizatuar edhe grafite në një qendër kulturore polake në Londër.

Incidentet vijnë pas vendimit të Britanisë për të braktisur Bashkimin Evropian.

“Jemi të tronditur dhe thellësisht të shqetësuar me incidentet e fundit të abuzimeve ksenofobike kundër komunitetit polak dhe banorëve të tjerë të Mbretërisë së Bashkuar me prejardhje migrante”, ka thënë ambasada e Polonisë në Londër.

“Në të njëjtë kohë, shprehim falënderime për të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe solidaritetit me komunitetin polak, të cilat janë shprehur nga publiku britanik”, thuhet në reagim.

XS
SM
MD
LG