Ndërlidhjet

logo-print

Kerry, Stoltenberg theksojnë rëndësinë e NATO-s pas Brexit-it


Bruksel, 27 qershor 2016.

Bruksel, 27 qershor 2016.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë thënë se aleanca ushtarake është edhe më e rëndësishme tani, pas vendimit të Britanisë për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Pas takimit në Bruksel, Kerry tha se pret një “NATO edhe më të fuqishme”.

Stoltenberg, në anën tjetër, tha se vendimi i Britanisë për të braktisur BE-në e bën NATO-n më të rëndësishme për mbrojtjen dhe koordinimin e sigurisë në mesin e aleatëve evropianë.

Kerry do të takojë sot edhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Kerry, më vonë, do të udhëtojë në Londër për të biseduar me kryeministrin britanik, David Cameron, dhe ministrin e Jashtëm, Philip Hammond.

XS
SM
MD
LG