Ndërlidhjet

Hidhet poshtë kërkesa për lirimin e opozitarit rus


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

Lideri opozitar, Aleksei Navalny ka thënë se është hedhur poshtë kërkesa e vëllait të tij të burgosur për lirim të parakohshëm nga autoritetet.

Në një postim në rrjetin social, Twitter, Navalny e ka cituar vendimin e Gjykatës së Qarkut të Uritskit në rajonin, Oryol, duke shkruar se “kërkesa e Oleg Navalnit për lirim të parakohshëm është hedhur poshtë”.

(https://twitter.com/navalny)

Oleg Navalny, së bashku me vëllain e tij, Aleksei Navalni janë shpallur fajtor në dhjetor të vitit 2014 për vjedhje masive në dy firma ruse në mes të viteve 2008 dhe 2012. Ata janë dënuar me 3 vjet e gjysmë burg.

Aleksei Navalnit i është dhënë dënim me 3 vjet e gjysmë burg të kushtëzuar.

Të dy vëllezërit i kanë hedhur poshtë akuzat duke i quajtur të motivuara politikisht.

Zyrtarët kanë thënë se kerkesa e Oleg Navalnit është hedhur poshtë pasi ai rregullisht i ka shkelur rregullat e burgut.

XS
SM
MD
LG