Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Konfirmohet se Erdogan i ka kërkuar falje Putinit


Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin (djathtas)

Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin (djathtas)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka shkruar një letër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ku kërkon falje për rrëzimin e aeroplanti luftarak rus nga ushtria e Turqisë, vitin e kaluar, kanë thënë sot zyrtarë në Moskë dhe Ankara.

“Shefi i shtetit turk ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime të thella për familjen e pilotit të vrarë dhe ka kërkuar falje”, u tha reporterëve në Moskë, zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov.

Peskov mëtutje theksoi se Erdogan, po ashtu, ka shprehur përkushtim të bëjë “çdo gjë të mundshme për ripërtritjen e raporteve miqësore tradicionale ndërmjet Turqisë dhe Rusisë”.

Në Ankara, një zëdhënës i presidentit turk e ka konfirmuar kërkimfaljen, duke njoftuar se Erdogan në letrën dërguar Putinit është shprehur se shpreson se familja e pilotit të aeroplanit të rrëzuar do “të na e falë neve”.

Pas rrëzimit të aeroplanit luftarak rus afër kufirit siriano-turk, në nëntor të vitit 2015, Rusia pat imponuar kufizime tregtare kundër Turqisë, duke i ndalur aranzhmanet turistike në Turqi.

Putin pat thënë se kufizimet nuk do të tërhiqen derisa Erdogani të kërkoj falje lidhur me këtë incident.

XS
SM
MD
LG